Templates by BIGtheme NET

Itali: 683 viktima në 24 orë dhe 5210 raste të reja me koronavirus

Shifrat e koronavirusit në Itali sërish janë shqetësuese ku numri i viktimave gjatë 24 orëve shënoi 683 ku në total shkoi 7503 edhe pse ditën e sotme shënoi një rënie ndryshe nga dje që kapi shifrën 743.

Për sa i përket të infektuarve numri total arriti në 73.386 persona, ku në 24 orë pati 5210 raste të reja.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga Mbrojtja Civile 23,112 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma; 3,489 janë në kujdesin intensiv (+93 krahasuar me dje), ndërsa 30.920 janë në izolim të shtëpie.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*