Templates by BIGtheme NET

Julian Assange i mohohet lirimi me kusht nga gjykata e Londrës

Themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i është mohuar lirimi me kusht nga një gjykatë në Londër pasi avokatët e tij argumentuan se pandemia Covid-19 paraqiste një kërcënim serioz për shëndetin e tij.

Gjykatësja Vanessa Baraitser vendosi se pandemia globale ‘nuk siguron bazën e duhur’ për lirimin e Assange. Ajo përmendi gjithashtu ‘sjelljen e kaluar’ të Assange-së për të cilën ajo tha tregon që Assangë është i përgatitur të bëjë çmos që të shmangë procedurat e ekstradimit.

Me komentin e saj për ‘sjelljen e kaluar’ të Assange-së, Baraitser me sa duket po i referohej vendimit të tij në vitin 2012 për të kërkuar azil brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër.

Assange hyri në ambasadë në një përpjekje për të shmangur ekstradimin në Suedi për sulme të dyshuara seksuale – të cilat janë rrëzuar – dhe në SHBA, ku avokatët e tij thonë se ai do të përballet me një gjyq të padrejtë dhe të motivuar politikisht për ekspozimin e krimeve të luftës në SHBA.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*