Templates by BIGtheme NET

Kruja i shtohet hartës së qyteteve të prekura nga Covid-19

Harta e qyteteve të prekura nga koronavirusi në vend zgjerohet me Krujën. Një person është konfirmuar pozitiv pas testit për Covid-19.

Lajmi në fakt ishte publikuar edhe më herët në një faqe në “Instagram”, të Bashkisë së Krujës ku i bëhej thirrje qytetarëve të shmangin çdo lëvizje.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, duke e çuar në 146 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi në vend. Duket se ritmi i shtimit të të infektuarve ka filluar të rritet ndjeshëm, pasi dje kishim regjistruar 19 raste të reja. Kryesisht Tirana vijon në ketë një ritëm më të lartë të shtimit të numrit të të infektuarve, pasi numri i tyre ka shkuar në 83 vetëm në kryeqytet.

Nga këta janë shtruar në Spitalin Infektiv 72 pacientë, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive. 3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Më poshtë mund të shihni shpërndarjen gjeografike të të infektuarve në vend dhe numrin e tyre./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*