Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari proteston para Kuvendit të Kosovës, rrezikon të gjobitet me 2 mijë euro


Një qytetar ka dalë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër zhvillimeve të fundit politike, në një kohë kur vendi e bota po përballen me një krizë shëndetësore.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Reshit Gazhi ka shprehur pakënaqësinë që politikanët po merrem me të ardhmen e qeverisë, më shumë se me adresimin e pasojave të koronavirusit.

Unë, sapo e kryeva një obligim qytetar! Shpreha paknaqësin time përmes kësaj parulle të cilën e vendosa pranë Kuvendit. PANDEMIA më e rrezikshme në Kosovë është POLITIKA. TURP”, ka shkruar ai.

Mirëpo, protestuesi rrezikon të marrë një gjobë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, për shkak se ka shpërfillur vendimin për bllokimin e lëvizjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *