Templates by BIGtheme NET

Spanja ia kalon Kinës, 738 viktima 24 orët e fundit

Spanja është zyrtarisht vendi i dytë pas Italisë, me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në botë.

El Pais shkruan se në vetëm 24 orë, Spanja ka shtuar 738 viktima të reja, 27% më shumë se dje. Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3434, duke ia kaluar Kinës e cila ka gjithsej 3287 viktima.

Ndërsa Italia, e cila është vendi më i prekur, ka regjistruar deri tani 6820 viktima.

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka konfirmuar se deri tani janë infektuar se 47.610 njerëz, 7,937 prej të cilëve janë rastet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*