Templates by BIGtheme NET

Trump kërkon kthimin në normalitet deri për Pashkë: Duhet të kthehemi në punë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se dëshiron që kriza e koronavirusit në vendin e tij të marrë fund deri për Pashkë.

Duke folur për FoxNews, Trump tha se qëllimi i tij do të ishte që të kthehej normaliteti deri të dielën e Pashkëve, e cila është 12 Prill. 

Ai argumentoi se ai nuk dëshiron të shohë një rënie të vazhdueshme ekonomike nga pandemia. Ai tha gjithashtu tha se shqetësohet se në SHBA do të ketë mijëra “vetëvrasje” nëse koronavirusi shkatërron ekonominë.

“Ne humbim mijëra e mijëra njerëz në vit nga gripi. Ne nuk e mbyllim vendin”, tha Trump gjatë intervistës.

Ai shtoi: “Ne humbasim shumë më tepër se kaq tek aksidentet automobilistike. Ne nuk i thërrasim kompanitë e automobilave dhe nuk i themi që të mos bëjnë më makina. Ne duhet të kthehemi në punë.”

Presidenti amerikan tha se dëshiron shumë që të dielën e Pashkëve, gjithçka të jetë kthyer në normalitet dhe kishat të mbushen plot me njerëz.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*