Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona “e çmendur” pas Martinezit, i ofron Interit 5 lojtarë për argjentinasin


Barcelona nuk ka ndërmend të heqë lehtë dorë nga argjentinasi i Interit, Martinez.

Sipas faqes ‘Calciomercato’, katalanasit pritet t’i ofrojnë ekipit zikaltër 5 lojtarë për ta bindur që të lëshojë talentin amerikano-jugor.

Në listë bëjnë pjesë Vidal (32 vjeç), Artur (23 vjeç), Tobido (20 vjeç), Alena (22 vjeç) e Semedo (26 vjeç).

Në rast se Interi nuk do bindet nga pesë lojtarët e ofruar, atëherë Barcelona duhet të paguajë 111 milionë euro për klauzolën e kontratës së Martinezit.

Ndërkohë sipas ‘Daily Mail’, në verë pritet që nga ‘Camp Nou’ të largohen 5 lojtarë. Grizman, Rakitiç, Kutinjo e Umtiti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *