Templates by BIGtheme NET

Francë: 1696 viktima nga koronavirusi, mes tyre një minorene

Një vajzë 16-vjeçare është midis 365 personave që kanë humbur jetën në Francë sot, pasi vendi u përball me numrin më të lartë të vdekjeve për 24 orë.

Zyrtari i lartë shëndetësor francez, Jerome Salomon, tha që vajza kishte vdekur në rajonin Ile-de-France të Parisit, por tha se nuk do të jepen detaje të tjera.

“Format e rënda të koronavirusit tek të rinjtë janë shumë të rralla,” vuri në dukje ai.

Një total prej 1.696 njerëz kanë humbur jetën në Francë, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 29.1155.

Franca është mbyllur që nga 17 mars.

“Është shumë e vështirë të vlerësosh se kur do të arrij piku… njerëzit që janë sëmurë tani u infektuan para se të fillonte mbyllja,” shpjegoi Salomon.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*