Vendosni fjalën kyçe....

Moto GP shtyhet sërish, nuk zhvillohet as gara e Spanjës


Fillimi i sezonit 2020 për MotoGP shtyhet përsëri për shkak të emergjencës koronavirus. Pas anullimit të GP të Katar e shtyrjes së Cmimeve të Mëdha të Tailandës, Shteteve të Bashkuara e Argjentinës, edhe GP i Jerez de la Frontera, që ishte në program për tu zhvilluar nga 1 në 3 maj, është shtyrë në kalendar.

Lajmi ishte në ajër gjatë ditëve të fundit, por tani ka ardhur zyrtarizimi, i komunikuar në një dokument të bashkangjitur të FIM, Dorna e IRTA, që theksojnë se emergjenca shëndetësore që po godet Spanjën ka bërë të nevojshëm marrjen e këtij vendimi.

Data e re për të rikuperuar garën nuk është bërë ende e ditur, por një kalendar i ri do të publikohet sapo të jetë e mundur: për momentin takimi i parë zyrtar në program, i sezonit, është GP i Le Mans në 17 maj, por me shumë mundësi edhe etapa franceze do të prfundojë e shtyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *