Templates by BIGtheme NET

Derbi i Manchesterit për Koulibaly, PSG qëndron prapa porte

Sipas të përditshmes italiane “La Republika”, mbrojtësi i Napolit, Kaloidou Koulibaly do të largohet në verë , ndërsa për firmën e tij janë në garë dy skuadrat nga Mançesteri.

Shumë media italiane raportojnë se mbrojtësi i ka bërë të qartë dëshirën e tij presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis, ndërsa Napoli është i vendosur të lejojë mbrojtësin e tyre të largohet nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, “Djajtë e Kuq”, kanë lëvizur përpara “Qytetarëve”, në garën për të nënshkruar me Koulibalin.

Mirëpo mediat në Francë shkruajnë se Paris Sen Zhermeni ka bërë hapin e parë konkretë dhe se është regjistruar se Koulibali kërkon pronë për të blerë në Paris.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*