Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i UEFA-s: Sezoni futbollistik mund të anulohet  


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thotë se sezoni aktual i futbollit mund të humbet nëse nuk do të ketë mundësi të rinisin ndeshjet e kampionateve deri në fund të qershorit.

Shumica e ligave në Evropë janë suspenduar përkohësisht shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, përderisa Kampionati Evropian që supozohej të zhvillohej këtë verë është shtyrë për vitin tjetër.

Ceferin thotë se sezoni mund të përfundohet prapa dyerve të mbyllura.

“Nëse ne nuk arrijmë me sukses t’i rinisim garat deri në fund të qershorit, atëherë sezoni me gjasë do të humbet”, ka thënë presidenti i UEFA-s.

Siç qëndron aktualisht, edhe nëntë ndeshje kanë mbetur deri në fund të sezonit të Premierligës, ndërsa disa liga në Evropë kanë edhe më shumë ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Ceferin thotë se zhvillimi i ndeshjeve të mbetura prapa dyerve të mbyllura mund të jetë opsion i mirë për të gjithë Evropën.

“Është e vështirë për mua ta imagjinoj që të gjitha ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, por ne nuk e dimë nëse do të mundë t’i rinisim garat dhe a do të mundë ta bëjmë këtë me tifozë apo pa ta”, tha ai.

“Nëse nuk do të kishte alternativë, do të ishte më mirë t’i mbyllnim kampionatet”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *