Vendosni fjalën kyçe....

Cilët qytetarë do përfitojnë nga riatdhesimi, ministrja tregon prioritetet e procedurat


Ministrja e Infrastrukturës deklaroi ditën e sotme se listat e riatdhesimit janë mbyllur dhe s’e nuk do ketë të reja.

Ajo tha se vendi është në luftë dhe se lëvizja me avionë do i rrezikonte të gjithë.

Balluku shtoi se listat ishin përpiluar me profesionalizëm dhe se prioriteti ishin studentët që studiojnë në vende të ndryshme europiane.

“Listat janë përpiluar me profesionalizëm. Ky nuk është riatdhesim masiv, por riatdhesim me disa filtra të rëndësishme. Përparësi në këto lista janë studentët shqiptarë që studiojnë në vende europiane dhe jetojnë në kampuse dhe konvikte. Janë të parët që u kemi dhënë prioritet. Grupi tjetër janë raste humanitare, të gjithë ata që janë sëmurë dhe janë ndodhur në një spital të Italisë për të bërë një operacion. Rasti i tretë janë qytetarët shqiptarë, banues në Shqipëri, që janë ndodhur në qytetet europiane për vizitë. S’bëhet fjalë për një riatdhesim të të gjithë shqiptarëve që janë jashtë. Ne e kemi nisur këtë mision për shkak të kërkesave që kemi pasur. Ato na kanë nxitur pë të marrë këtë vendim. Qoftë për stafet fluturuese, për pilotët, për vetë pasagjerët, është proces me risk. Kemi marrë masat për të ulur këtë risk. 130 persona në kabinë nuk është gjë e mirë, as për pasagjerët, as për pilotët. Shqipëria ka arritur të zbatojë me përpikëri rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë. Rastet e kategorisë së tretë mund të jenë të larta, por janë raste që kanë arsye të fortë për t’u rikthyer. Nëse një person ndodhet në shtëpinë e fëmijë të vet në Itali, do ishte më mirë që të rrinte atje. I referohemi atyre rasteve emergjente. Sot flasim në kushtet e një lufte, kundër një armiku të padukshëm. S’kemi lënë askënd në rrugë, që të pres që të vijë familjari. I kemi shoqëruar të gjithë në banesa.”, tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *