Lojërat Olimpike të Tokios do zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht të vitit 2021.
Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe shkak për këtë është situata e krijuar në mbarë botë lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri.
Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për Europianin e Futbollit, Euro 2020, që do luhet verën e vitit që vjen.