Vendosni fjalën kyçe....

“Na ka hyrë ariu dy herë brenda” – Familja nga Elbasani bën thirrje për ndihmë (VIDEO)


Një familje nga një fshat i Elbasanit i ka bërë thirrje qeverisë për ndihmë.

Ata jetojnë në kushte të mjerueshme ndërsa thonë se në banesën e tyre ka hyrë dy herë ariu e kanë frikën për jetën.

Bashkëshortët Bica jetojnë në Labinot Fushë të Elbasanit ndërsa marrin vetëm 5 mijë lekë të reja të ardhura nga përkrahja sociale.

“Nga kushtet, nga hallet, nuk mundem ta përballoj më. Shumë e vështirë është. Vetëm Zoti e di. Në këtë situatë që është gjithë bota ne jemi akoma më keq. Nuk kemi asnjë të ardhur, asnjë mundësi. Jemi të izoluar komplet. Me vetëm 50 mijë lek asistencë. Paguaj vetëm dritat dhe ujin. As ilaçe nuk marr, as bukë thatë nuk nxjerrim. Banesa jonë është dëmtuar nga tërmeti. Këtu ka hyrë dy herë ariu, e kam parë vetë. Kam frikë se do të na hajë natën”, thotë Hekurane Bica.

VINI RE: Video Credit: A2

https://www.youtube.com/watch?v=5093TQnHLQk&feature=emb_logo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *