Templates by BIGtheme NET

Tare kërkon Kumbullën por Interi është favorit për kartonin e mbrojtësit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është një ndër lojtarët më të kërkuar dhe ka shumë mundësi që të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Për të interesim ka shprehur edhe Lazio, drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, e do patjetër në Olimpico.

Megjithatë, konkurrenca është e fortë pasi ka kohë që Interi ia ka vënë syrin, Antonio Conte e do për sezonin e ardhshëm.

Madje raportohet se Marotta ka nisur bisedimet me drejtuesit e Veronës dhe ka marrë të gjitha informacionet e duhura në lidhje me lojtarit.

Shtatlarti shqiptar nga krahu tjetër po qëndron në heshtje dhe nuk e ka ndarë mendjen se ku do të shkojë.

Ai dhe Amir Rrahmani, janë zbulimi i sezonit, derisa kapiteni i Kombëtares së Kosovës tashmë ka ndërruar skuadër. Vetëm pak muaj i mjaftuan në Serie A për ta bindur Napolin se meriton të luajë në atë klub.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*