Templates by BIGtheme NET

“20 infermierët që shkuan në Itali janë verifikuar dhe kanë lejen e ushtrimit të profesionit” – Urdhri i Infermierit

Urdhri i Infermierit ka reaguar përmes një deklarate lidhur me rastin e Qazim Ismailit, njërit prej 20 infermierëve që u nisën në Itali para pak ditësh për të ndihmuar vendin fqinj që është goditur nga pandemia e koronavirusit të ri.

Në deklaratë theksohet se 20 infermierët janë anëtarë aktivë të Urdhrit të Infermierit, janë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit si dhe i janë nënshtruar verifikimit para nisjes.

“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit për secilin nga vullnetarët i janë nënshtruar verifikimit përpara nisjes nga UISH dhe janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejt të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.” – thuhet në deklaratë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*