Vendosni fjalën kyçe....

“Kampionati italian duhet të çohet deri në fund në respekt të viktimave e tifozëve” – Tare


Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, ka deklaruar se kampionati italian duhet të çohet deri në fund në respekt të viktimave dhe tifozëve të shumtë.

Në një intervistë për gjermanen Sport1, Tare shtoi se edhe pse është ende herët për të përcaktuar mënyrën si duhet të ndodhë kjo, sërish kampionati duhej të çohej deri në fund.

“Sezoni duhet të çohet deri në fund në nderim të tifozëve dhe viktimave nga koronavirusi. Edhe pse tani nuk është ende koha e duhur për të folur për këtë çështje apo për të pezulluar kampionatin. Por numri i të prekurve po ulet dhe të ndërpresësh kampionatin do ishte e padrejtë.” – ka thënë Tare.

Më tej Tare shtoi se ndërprerja e kampionatit italian në këtë pikë do ishte një goditje e rëndë.

“Futbolli italian financohet në masën 75% nga e drejta televizive e nëse ai ndërpritet atëherë do shkonim në kolaps. Për më tepër duhet të kthehemi sa më shpejt në normalitet.” – shtoi Tare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *