Vendosni fjalën kyçe....

Mesut Ozil bëhet baba: Faleminderit Zotit


Futbollisti Mesut Ozil dhe aktorja Amine Gulse janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga Gulse, e cila publikoi foton e vajsës së porsalindur në rrjetet sociale.

Më pas edhe Ozil e bëri një postim për vogëlushen e tij.

“Faleminderit Zotit vajza jonë Eda lindi e shëndetshme.“- shkruan ai.

Ozil dhe Gulse u martuan në muajin qershor të vitit të kaluar, në një ceremoni brigjet e Bosforit, në një nga hotelet më të shtrenjta të Stambollit.

I ftuari i veçantë në këtë dasmë ishte pikërisht presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjë e cila nuk u prit mirë në Gjermani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *