Vendosni fjalën kyçe....

“S’kemi më besim te dialogu me SHBA-në, do shkojmë rrugës sonë”


Koreja e Veriut tha se ka humbur besimin te dialogu me Uashingtonin pasi Sekretari i Shtetit, Pompeo bëri thirrje për më shumë presion ndaj Phenianit.

Në deklaratën e botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve një diplomat koreano-verior tha se vendi i tij do vijojë projektet e tij të rëndësishme pavarësisht qëndrimit të SHBA-së.

“Ne do të vijojmë rrugën tonë de duam që SHBA të mos na shqetësojë”, tha zyrtari.

Javën e kaluar, Pompeo u bëri thirrje të gjitha vendeve që të shtojnë presion ndaj Phenianit për ta detyruar atë të ulet në tavolinën e bisedimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *