Templates by BIGtheme NET

Barcelona mendon shkëmbimin mes Neymar dhe Griezmann

Barcelona shpreson ta arrijë një marrëveshje shkëmbimi për Neymarin, sipas të cilës Antoine Griezmann do t’i bashkohej Paris Saint-Germainit në verë.  

Klubi katalonas është i gatshëm ta lejojë Griezmannin të largohet pas vetëm një sezoni, në mënyrë që t’i financojë blerjet që i ka synim kryesor, Neymarin dhe sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, transmeton Gazeta Express.

Edhe Barça është goditur financiarisht nga pandemia koronavirus, prandaj nuk do të mundë të shpenzojë shumë në blerjen e lojtarëve të rinj.

Kampioni spanjoll e vlerëson yllit e vet francez 100 milionë euro dhe do të kërkojë ta shesë atë diku tjetër nëse as ai e as PSG-ja nuk shfaqin interesim për një marrëveshje të tillë.

PSG-ja, në anën tjetër, e vlerëson Neymarin 150 milionë euro.

Por transferimet me shuma të tilla janë shumë të pamundshme, sepse edhe klubet më të mëdha evropiane kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të ndërprerjes së futbollit midis krizës së pandemisë.

Griezmann e sheh të ardhmen në Braçë, edhe pse e pati një sezon me mungese vazhdimësie në formë. Francezi i shënoi vetëm tetë gola në 26 paraqitje në La Liga, dy në Ligën e Kampionëve dhe katër të tjera në garat e tjera të kupës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*