Templates by BIGtheme NET

Shteti amerikan nxjerr ligjin, transgjinorëve u ndalohet garimi me atletet femra

Idaho është bërë shteti i parë në SHBA që ndalon atletët transgjinorë të marrin pjesë në garat sportive për femra, pas miratimit të dy ligjeve të reja për ta parandaluar atë.

“Drejtësia në Aktin e Sporteve të Grave”, ligji i sapomiratuar në Idaho ndalon vajzat dhe gratë transgjinore të konkurrojnë në ligat sportive të vajzave ose grave të lidhura me institucionet arsimore të shtetit. Ligji u miratua duke ndaluar qytetarët transgjinorë të ndryshojnë certifikatat e lindjes.

Guvernatori i Idahos, Brad Little kaloi të dy projektligjet të hënën, duke ngjallur kritika nga komuniteti LGBT.

Tema e sportistëve transgjinorë në konkurrencën sportive ka qenë e nxehtë në të gjithë botën sportive, veçanërisht në SHBA, me sigurinë dhe integritetin e konkurrencës sportive që perceptohet të jetë nën kërcënim nga përfshirja e atletëve transgjinorë në sportet femra.

Ligjbërësi i shtetit Barbara Ehardt, i cili prezantoi projektligjin, shpjegoi legjislacionin e ri duke thënë: “Sipas këtij projektligji, djemtë dhe burrat nuk do të jenë në gjendje të marrin vendin e vajzave dhe grave në sport sepse nuk është e drejtë”.

Ligji që ndalon njerëzit transgjinorë të ndryshojnë gjininë e tyre në certifikatën e lindjes, mund të përballet me një sfidë ligjore nga grupet LGBT, të cilët kanë kundërshtuar me forcë këtë veprim.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*