Vendosni fjalën kyçe....

Vdekjet nga gripi dhe nga koronavirusi, një krahasim


Qëkur koronavirusi i ri doli në qarkullim, ka patur mjaft krahasime mes tij dhe gripit të zakonshëm, për shkak të ngjashmërive mes tyre.

Por ndërkohë që koronavirusi merr përditë e më shumë jetë në të gjithë botës, si qëndron në nivel me vdekjet nga gripi i zakonshëm?

Të dhënat tregojnë se gripi prek miliona njerëz çdo vit dhe vret mijëra. Por koronavirusi duket të jetë më i rrezikshëm.

Hulumtimet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDA), tregojnë se koronavirusi është shumë herë më vdekjeprurëse sesa gripi sezonal në SHBA.

Ndërsa rreth 0,1% e njerëzve me grip vdesin, shkalla globale e vdekjeve nga koronavirusit është rreth 4.7%, bazuar në numrin aktual të rasteve dhe vdekjeve.

Mirëpo shkalla e vdekjeve nga koronavirusi luhatet vazhdimisht dhe ndryshon nga vendi në vend, shkruan Bussiness Insider, duke iu referuar të dhënave të CDC-së. Përshembull, në Itali ishte mbi 11% që nga e hëna, ndërsa ishte 1.8% në SHBA.

Duhet marrë parasysh dhe se secili shtet po i llogarit vdekjet nga koronavirusi sipas mënyrës së vet, për shembull, Britania u merr para leje familarëve të viktimave, nëse duan ta fusin të afërmit e tyre në shifrat zyrtare apo jo, ndërsa Franca nuk i llogarit ata që vdesin jashtë ambienteve spitalore, si përshembull në shtëpi apo azile. (Lexo këtu)

Gripi infekton miliona njerëz çdo vit dhe vret mijëra

Sipas Universitetit Johns Hopkins, ka rreth 1 miliard raste të gripit në të gjithë botën, dhe ka 9.3 milion deri në 45 milion raste në SHBA në vit.

Përshembull, vitin e kaluar kishte 291,000 deri 646,000 vdekje në të gjithë botën për shkak të gripit, dhe ka 12,000 deri 61,000 vdekje në SHBA në vit.

Po koronavirusi?

Ndërsa për shkak të koronavirusit, deri tani janë infektuar mbi 874 mijë njerëz në të gjithë botën dhe kanë humbur jetën mbi 43 mijë.

Pra nga dhjetori më 31 mars, këto janë të dhënat zyrtare për koronavirusin sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Vdekjet nga gripi dhe koronavirusi vetëm në SHBA

Gjatë sezonit të gripit 2018-19, rreth 35 milion njerëz në SHBA kontraktuan gripin dhe rreth 34,000 vdiqën, sipas CDC. Gjatë këtij sezoni, rreth një në çdo 1.000 njerëz me grip ndërroi jetë.

Shkalla e vdekjes së gripit ndryshon çdo vit.

Virusi i gripit gjithashtu ndryshon formë shpejt, kështu që njerëzit mund të infektohen nga lloje të ndryshme, kjo është arsyeja pse vaksina nuk është 100% efektive dhe vaksinat e reja zhvillohen çdo vit.

 

Ndërsa koronavirusi ka infektuar më shumë se 153,000 njerëz që nga rasti i parë që u raportua në 22 janar, në SHBA.  Por ky numër përfaqëson vetëm ata që janë testuar deri më tani.

Njerëzit me simptoma mjaft të buta që po trajtohen në shtëpi pa kërkuar trajtim mjekësor, nuk llogariten në shifrat zyrtare.

Shkalla e vdekjes së koronavirusit ndryshon pasi konfirmohen më shumë raste. Shumë ekspertë të shëndetit besojnë se shkalla vdekshmërisë mund të bjerë, në rast se do të testohen edhe rastet më të buta dhe asimptomatike. Kjo është dhe arsyeja pse për momentin është e vështirë të bëhen krahasime të sakta.

VINI RE: Ky material i referohet të dhënave të Universitetit Johns Hopkins dhe artikullit të Bussiness Insider


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *