Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 18 rastet e fundit me koronavirus në vend (HARTA)


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 277.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 96 persona.

Rastet e reja të konfirmuara me koronavirus siç vërehet dhe në hartën  e ilustruar më pashtë janë në Has (6), Pukë (1), Shkodër (2), Lezhë (1), Tiranë (3), Durrës (1), Kavajë (1) dhe Elbasan (3).

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve në vend, ndërsa në 24 orët e fundit rritja më e ndjeshme është shënuar në Has, me plot 6 raste të reja./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *