Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi përgjysmon pagën e deputetëve për 3 muaj


Sot u zhvillua një mbledhje e posaçme e Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, të përgjysmohet paga e deputetëve për një periudhë tremujore.

Në këtë kuadër, Ruçi u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë  të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore.

Deri tani numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërsa kanë humbur jetën 15 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *