Templates by BIGtheme NET

Ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi, shkon në 16 numri i viktimave nga koronavirusi në vend

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv në Tiranë, duke humbur luftën me koronavirusin.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

 “Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”– tha në deklaratë Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Kjo e ka çuar në 16 numrin e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Ndërkohë numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë vendin ka shkuar në 277.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*