Templates by BIGtheme NET

Rama: Kantierët e ndërtimit do të rinisin punën në zonat rurale

Kantierët e ndërtimit do të rifillojnë punën. Një ditë pasi tha që do të shihet me kujdes ndonjë “lehtësim me pikatore” i masave të izolimit për shkak të koronavirusit, kryeministri Edi Rama jep lajmin se do të rinisë puna në disa kantiere në vend.

“Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, shkodrës, konispol, borsh, fushë-krujë, fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit.

Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët.

Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm.

Durim dhe besim, si një trup i vetëm”– shkruan Rama.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*