Vendosni fjalën kyçe....

Futbollistët e Man.United dhurojnë 30% të pagës për mjekët  


Lojtarët e Manchester Unitedit do ta dhurojnë 30 për qind të pagës së tyre për spitalet lokale dhe Shërbimin Kombëtar Mjekësor, përderisa klubi ka premtuar se do të vazhdojë t’i paguajë të gjithë punëtorët, edhe ata pa kontratë dhe që punësoheshin vetëm gjatë ditëve të ndeshjeve në Old Trafford, si rojet e sigurimit.

E përditshmja britanike, DailyMail, raporton se kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, e nisi inciativën për ta dhuruar një pjesë të pagës për punëtorët e shërbimit mjekësor në Britani të Madhe dhe menjëherë e mori përkrahjen e bashkëlojtarëve.

Ndërkohë, Manchester Unitedi ka bashkëpunuar me Manchester Cityn për të dhuruar para për spitalet lokale, përderisa Djajtë e Kuq kanë premtuar se do të vazhdojnë t’i paguanë të gjithë punëtorët gjatë krizës së koronavirusit, përkundër që ata po e kanë të pamundur të punojnë.

Iniciativa e lojtarëve të Manchester Unitedit vjen në një moment kur futbollistët u kritikuan shumë që nuk kanë arritur marrëveshje me klubet dhe Federatën e Futbollit të Anglisë për t’i ulur pagat.

Premierliga propozoi që lojtarët të pranonin t’i ulnin pagat e tyre për 30 për qind, përderisa Sekretari i Shëndetësisë dhe politikanë të shumtë britanikë i kanë kritikuar publikisht futbollistët që s’po e pranojnë këtë propozim, në mënyrë që klubet të kenë mundësi ta paguajnë stafin josportiv.

Megjithatë, në deklaratën e lëshuar sot, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, që përfaqëson futbollistët në Angli dhe Uells, tha se nuk mendon që ulja e pagave të lojtarëve për 30 për qind është zgjidhja më e mirë.

Këtë pretendim Shoqata e argumentoi duke thënë se qeveria britanike do t’i humbë mbi 200 milionë funte nga taksat e pagave të lojtarëve nëse pagat e tyre ulen për 30 për qind, duke sugjeruar se do ta gjejnë një mënyrë që të ndihmohen shërbimet publike e jo të ulen pagat pasi që në këtë mënyrë ndihmohen vetëm pronaret e klubeve dhe dëmtohen ata që kanë nevojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *