Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë në Francë, dy të vdekur dhe disa të plagosur


Dy njerëz janë vrarë dhe të paktën katër të tjerë të plagosur në një sulm me thikë në Francën jug-lindore.

BBC shkruan se sulmuesi hyri në një dyqan me duhan në qytetin Romans-sur-Isère, afër Grenoble, dhe goditi me thikë pronarët dhe një klient.

Ai më pas shkoi në një kasaphane aty afër dhe sulmoi akoma më shumë njerëz.

Policia franceze thotë se e ka ndaluar të dyshuarin, motivet e të cilit nuk dihen ende. I dyshuari është një 33-vjeçar që i tha policisë se ai kishte lindur në Sudan.

Kryeministri Emmanuel Macron reagoi pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi ku shkruan: “Mendimet e mia janë me viktimat e sulmit në Romans-sur-Isère, të dëmtuarit dhe familjet e tyre”. Siç shkruan BBC, njëri prej të plagosurve thuhet se është në një gjendje kritike.

Franca aktualisht është në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Njerëzit lejohen të dalin për të blerë ose për ushtrime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *