Templates by BIGtheme NET

Teste të shpeshta dhe karantinë me skuadrën, Seria A bën gati protokollin për rinisjes e sezonit

Në pritje për të kuptuar se kur mund të rinisë kampionati, Serie A përgatitet për rinisjen. Megjithëse do të duhet kohë dhe një “ndezje” graduale, klubet nuk duan të kapen në befasi. Në fund të javës tjetër do të ketë një rivlerësim të situatës nga autoritetet italiane.

Nëse numri i të prekurve ulet, atëherë masat shtrënguese do të lirohen dhe skuadrat mund të kthehen në stërvitje, sigurisht duke respektuar sigurinë. Liga Italiane ka gati një protokoll.

Të gjithë futbollistët do të izolohen në grumbullim për 14 ditë, përpara se të nisin stërvitjen me grupe të vegjël. Po ashtu, ata do ti nënshtrohen edhe një herë tamponit dhe do të testohen çdo dy ditë. Ky është protokolli i sigurisë që duhet të ndjekin të gjithë klubet deri në mbylljen e këtij sezoni të futbollit italian.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*