Vendosni fjalën kyçe....

“Java e kaluar ka qenë piku, Shkodra rast specifik”-Mjeku


Mjeku infektolog Pëllumb Pipero, në një intervistë për “News 24” deklaroi se java që lamë pas ka qenë piku i koronavirusit në vendin tonë dhe sipas tij nëse zbatohen masat deri në fund epidemia do ndërpritet.

Ajo që në përgjithësi kanë parashikuar ekspertët, referuar edhe kurbës në vendet e tjera, dëshmon që kurba në vendin tonë është një sheshpushim apo vijë horizontale. Sipas meje, kulmi ka qenë javën e kaluar. Unë do ta quaj një thyerje të kurbës dhe besoj nga fillimi i javës tjetër do të kemi rënien e qëndrueshme të epidemisë. Tek do të zgjasë pak më shumë por do të jetë më e qëndrueshme. Kurba e epidemive ndjek një logjikë të saj. Pasi arrin pikun rri në një nivel për një javë. Do të kemi çdo ditë më pak raste”- theksoi ai për News 24.

I pyetur për rastin e Shkodrës, Pipero theksoi se atje në përgjithësi nuk janë zbatuar masat nga qytetarët, ndërsa janë dy familje të mëdha vatra të infeksionit.

Unë besoj se Shkodra është një rast i veçantë. Atje kemi dy vatra. Janë familje të mëdha. Së dyti, shkodranët kanë qenë jo aq të bindur ndaj vendimit të qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe kësisoj mund të kemi disa numra”-nënvizoi ai.

Pipero thekson se nëse masat nuk do të zbatohet, epidemia do të rikthehet sërish.

Problemi është të shmangim kontaktet. I gjithë vendi nën rrezikun e përhapjes së infeksionit në rast se nuk respektojmë masat që kemi marrë. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që edhe pse numri ka filluar të bjerë, numri i infektimeve vazhdoj. Unë do ta quaja fillimi i një fundi të gjatë. Kjo betejë nuk është fituar. Ne jemi në gjysmën e pjesës së parë, ndërkohë që gjysma e dytë është më e gjatë se sa gjysma e parë. Është e rëndësishme që veçanërisht pensionistët dhe të sëmurët kronikë të rrinë të mbyllur. Rreziku për t’u rikthyer kjo epidemi vazhdon të jetë eminent. Nëse qytetarët kanë dalë për qejf dhe jo për të blerë ushqime, nuk respektojmë distancën, nuk mbajnë maskë do të thotë që mbas dy-tre javësh të kemi një tjetër kërcitje të epidemisë. Duhet të vazhdojmë të kemi shumë kujdes. Me fillimin e rënie të kurbës, disa masa do të lehtësohen. Por, kjo nuk do të thotë të mos kemi më kujdes. Nga fundi i qershorit do të përfundojë mbyllja. Nuk them vetëm për vendin tonë por edhe vendet e tjera. Bota është e vogël”- u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *