Templates by BIGtheme NET

Mes masash të rrepta sigurie, kampionati italian mendon rikthimin

Kampionati italian po mendon rifillimin, sipas Federatës së Futbollit. Sportmediaset shkruan se komisioni i mbledhur për të caktuar masat, ka përgatitur një draft që do mundësonte rifillimin e ndeshjeve.

Ai përcakton një protokoll të rreptë stërvitjeje dhe për zhvillimin e ndeshjeve, për të shmangur çdo mundësi përhapjeje të Covid-19 mes lojtarëve.

Sipas një pjese të madhe të klubeve, ndërprerja e kampionatit do kishte pasoja fatale financiare për një pjesë të madhe klubesh.

Një tjetër masë është edhe izolimi i ekipeve në vende të veçanta deri në përfundim të sezonit pa kontakte të tjera me botën e jashtme.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*