Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldinjo dhe vëllai i tij dalin nga burgu me kusht, shuma stratosferike që paguan


Legjenda e futbollit brazilian Ronaldinjo dhe vëllai i tij Roberto de Asis, janë liruar me kusht nga burgu në Paraguaji ku kanë qëndruar për 33 ditë.

Siç shkruan SkySports, ata janë vendosur në “arrest shtëpie” në Paraguai, pasi paguan shumën e lirimit me kusht prej 1.6 milionë dollarësh.

Gjykatësi tha se ai do t’i lejonte dy vëllezërit të zhvendoseshin në hotelin Palmaroga në Asuncion, ndërsa presin gjykimin e tyre dhe do të lejohen të marrin vizita. Të dy burrat depozituan 800,000 dollarë secili, në një llogari bankare vendase të martën.

Ish- mesfushori i Barcelonës, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002, u arrestua në 6 mars me vëllanë e tij dhe menaxherin e biznesit Roberto Assis.

Ata u akuzuan se kishin përdorur pasaporta false për të udhëtuar në Paraguaji, aty ku më pas qëndruan pas hekurave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *