Templates by BIGtheme NET

BE miraton paketën ekonomike të shpëtimit prej 500 miliardë eurosh

Ministrat e Financave në vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje, për paketën e shpëtimit me vlerë 500 miliardë euro, e cila synon të ndihmojë vendet europiane të goditura më rëndë nga pandemia.

BBC shkruan se lajmi për arritjen e marrëveshjes u dha nga udhëheqësi i Eurogrupit, Mário Centeno, pas diskutimeve maratonë në Bruksel.

Ky vendim vjen pak pasi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se ky shtet është afër kalimit të fazës më të vështirë të pandemisë.

Spanja aktualisht ka numrin më të madh të personave të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, 152,446, ndërkohë që më shumë se 15,000 kanë vdekur.

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se bota po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Në bisedimet e tyre në Bruksel, ministrat e BE-së nuk arritën të pranojnë një kërkesë nga Franca dhe Italia për të ndarë koston e krizë.

Paketa për të cilën u ra dakord më në fund, është më e vogël nga sa kishte kërkuar Banka Qendrore Evropiane.

Sipas BQE-së, bllokut mund të duhen deri në 1.5 trilionë për të zgjidhur krizën.

Sidoqoftë, Ministri Francez i Financave, Bruno Le Maire, e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur planin më të rëndësishëm ekonomik në historinë e BE-së.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*