Templates by BIGtheme NET

Flet babai i Boris Johnson: Atij i duhet pak kohë pushim

Kryeministri Boris Johnson mbetet i shtruar në spital edhe pas daljes nga kujdesi intensiv, por sipas kabinetit qeveritar britanik, ai është në “gjendje shpirtërore jashtëzakonisht të mirë”.

Siç shkruan BBC, Johnson është duke u trajtuar në spitalin “Shën Thomasi” në Londër, që prej të dielës së kaluar, ku u shtrua pas 10 ditëve që kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Të enjten në mbrëmje një zëdhënës tha se ai ishte “transferuar nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku ai do të monitorohet nga afërt gjatë fazës së shërimit të tij”.

Babai i kryeministrit, Stanley Johnson, tha që familja e tij ishte lehtësuar, mirënjohëse dhe falënderuese për punën e mjekëve. Por tha se i biri tani “duhet të pushojë”.

“Në të vërtetë, unë mendoj se ka shërbyer për një qëllim të mahnitshëm në kuptimin që i ka dhënë të gjithë vendit të kuptojë se kjo është një ngjarje serioze”– tha ai për programin e sotëm në BBC Radio 4.

“Unë nuk mendoj se ju mund të thoni që ia ka hedhur, atij i duhet pak kohë të pushojë. Unë nuk mund të besoj se mund t’i largohesh kësaj dhe të kthehesh direkt në Downing Street dhe të marrësh frenat pa një periudhë rikuperimi”.- thotë babai i kryeministrit britanik.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*