Templates by BIGtheme NET

Ministrat e Financave të BE-së bien dakord për paketën ekonomike për COVID-19

Ministrat e Financave të BE kanë arritur një marrëveshje për paketën ekonomike ndihmëse për gjithë Bashkimin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri ekonomik italian Paolo Gentiloni apo dhe ministri holandez Wopke Hoekstra që kanë  konfirmuar se marrëveshja është  arritur.

Holanda dje ishte kundërshtuesja më e madhe e kësaj pakete për shkak të eurobondeve të  Italisë  por tashmë  27 vendet e BE kanë  një  marrëveshje.

Paketa ekonomike për daljen nga kriza do të  ndihmojë  vendet e BE më  të  goditura nga COVID-19 si, Italia, Spanja Franca apo Gjermania. Ajo përfshin kushte minimale që qeveritë e vendeve të kenë akses në fondin Mekanizmit të Stabilitetit të Eurozonës bazuar tek financimi i pajisjeve mjekësore për të luftuar COVID-19.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*