Vendosni fjalën kyçe....

Armand Duka: Tre persona në botën e futbollit janë infektuar me Covid-19


Koronavirusi ka prekur edhe futbollin shqiptar dhe nuk është fjala vetëm për pezullimin e ndeshjeve, por sepse ka tre raste të personave të kësaj fushe të prekur nga virusi në vend.

Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë një prononcimi për “Në Fokus”, në “Tema TV”.

“Nga informacionet që kemi dhe besoj jemi të saktë, janë vetëm tre raste që kanë rezultuar pozitiv. Dy nga ata e kanë kaluar virusin dhe tashmë janë negativë. Njëri vazhdon të jetë i infektuar. Njëri nga ata është deklaruar, Florian Riza, ndërsa dy të tjerët nuk ka rëndësi kush janë. Janë pjesë e botës së futbollit.”– tha Duka.

Florian Riza ishte personi i parë që u konfirmua si i infektuar në botën shqiptare të sportit. Ai madje ka dhënë dhe intervista, ku ka folur për mënyrën se si e ka kaluar infeksionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *