Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 16 numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri


Është rritur numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në vendin tonë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë një deklarate për mediat tha se deri sot kemi 16 fëmijë të infektuar me COVID-19, por ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Deri tani ka 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi, fatmirësisht asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë asnjëherë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mirë”– tha Rakaçolli.

E pyetur nga gazetarët, zv.ministrja tha se deri më tani në vend nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj.

Ndërsa përsa i përket numrit të të prekurve në radhët e uniformave blu, ata janë 8.

Kujtojmë se sot janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve në vend në 433.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet