Vendosni fjalën kyçe....

Skënder Brataj dhe Andi Koraqi shërohen nga koronavirusi


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë lajmine  mirë se dy mjekët, Andi Koraqi dhe Skënder Brataj, janë tashmë të shëruar nga COVID-19.

Sipas Manastirliut, përgjatë 24 orëve janë shëruar 4 mjekë, ndërsa në total 36 personel mjekësor.

“#LajmetëMira për stafet mjekësore.

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19.

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19.

248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me #COVID-19#FORCA”- shkruan ministrja.

Andi Koraqi, i cili është shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, 14 ditë më parë kishte shkuar në spitalin infektiv, por qëndroi vetëm një orë, duke konfirmuar kështu që simptomat nuk ishin shumë të rënda.

Mirëpo më 5 prill Koraqi u shtrua në spitalin infektiv, por fatmirësisht sot raportohet se e ka mposhtur COVID-19.

Ndërkohë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte konfirmuar me koronavirus disa ditë para Bratajt. Ai do të shprehej në intervista televizive se ndihej sikur e “kishin rrahur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *