Vendosni fjalën kyçe....

Trump thotë se SHBA-të e kanë kaluar kulmin e pandemisë


Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të e kanë “kaluar kulmin” e pandemisë së Covid-19 dhe parashikoi që disa shtete do të rihapen këtë muaj.

“Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne e kemi kaluar kulmin e rasteve të reja”– u tha Trump gazetarëve në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë.

Ai shtoi se se udhëzimet e reja për rihapjen e disa shteteve do të shpallen të enjten pasi ai të flasë me guvernatorët.

“Shpresojmë që kjo do të vazhdojë, dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”.- tha Trump, citon BBC.

I pyetur pse SHBA përbën një përqindje kaq të konsiderueshme të numrit global të vdekjeve prej 136 908, Trump akuzoi vendet e tjera që gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.

“A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?”– tha ai, duke vecuar Kinën. Ai gjithashtu tha që SHBA po shikonte raporte të pa verifikuara, sipas të cilave thuhet që koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan e jo nga një treg.

SHBA ka gati 640,000 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *