Vendosni fjalën kyçe....

Facebook heq protestat anti-karantinë në disa shtete amerikane


Facebook tha të hënën se ka hequr veprimtaritë në Nebraska, New Jersey dhe Californi që nxisnin protesta kundër masave të qëndrimit në shtëpi në mes të pandemisë COVID-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Por kompania e mediave sociale, e cila ka qenë nën presion ndaj përmbajtjes së dëmshme të politikave dhe dezinformatave të lidhura me pandeminë, tha se do të hiqte protestat anti-karantinë nëse ato kundërshtonin udhëzimet e qeverisë, shkruan Reuters.

Urdhrat e qëndrimit në shtëpi, të cilat ekspertët thonë se janë thelbësorë për të ngadalësuar përhapjen e virusit, por që kanë dëmtuar ekonominë e SHBA-së, janë miratuar në nivel shtetesh me secilin shtet që ka marrë vendimet e tij.

Facebook tha se do përafrohej me ato udhëzime dhe gjithashtu do të heqë ngjarjet që kundërshtojnë udhëzimet e distancës sociale.

“Në qoftë se qeveria nuk e ndalon ngjarjen gjatë kësaj kohe, ne lejojmë që ajo të organizohet në Facebook. Për të njëjtën arsye, ngjarjet që kundërshtojnë udhëzimet e qeverisë për distancimin shoqëror nuk lejohen në Facebook.” – tha zëdhënësi i Facebook, Andy Stone.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet