Vendosni fjalën kyçe....

5 qytetet shqiptare ku të gjithë të infektuarit e kanë mundur koronavirusin (HARTA)


Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar sot se 5 qytete, të gjithë personat të cilët deri më tani kanë qenë konfirmuar me koronavirus janë shëruar duke e mundur atë.

“Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar”- tha zv.ministrja Rakacolli.

Në hartën e ilustruar më poshtë tregohet se sa persona kanë qenë konfirmuar me koronavirusin, por tani e kanë mundur atë.

Ndërsa po bënte përditësimin e të dhënave, Rakaçolli tha se 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Sipas këtyre të dhënave, aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë, çfarë do të thotë se numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve aktivë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *