Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon pse nuk vazhdoi gjyqin me gazetën Bild


Nëpërmjet dy postimeve në Twitter ka treguar pse nuk vazhdoi procesin gjyqësor ndaj gazetës Bild pas publikimeve të saj të përgjimeve të dosjes 184.

Sipas Ramës vendimi për të mos vazhduar procesin erdhi pas “njohjes me shefat editorialistë të Bild gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih” me të cilët kishte kaluar bukur sa e detyroi që të mos kishte motiv për të vazhduar gjyqin.

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!

Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *