Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshe nga Franca e Belgjika, Gjermania mendon rinisjen e kampionatit


 

Gjermania po përgatitet për rifillimin e kampionatit të futbollit për ta përmbyllur pjesën që ka mbetur.

Sipas planit të prezantuar nga Federata e Futbollit, ndeshjet do rinisin në datën 9 maj. Federata ka hartuar një plan masash strikt për të shmangur përhapjen e mundshme të Covid-19.

Kështu nuk do ketë shtrëngime duarsh mes lojtarëve, numri i gazetarëve, fotografëve e kameramanëve në stadium do jetë i pakësuar.

Lojtarët do mbajnë distancë nga njëri-tjetri teksa futen apo dalin nga dhomat e zhveshjes ndërsa është pakësuar në maksimum numri i personave që do jenë të pranishëm në stadiumet respektive.

Ndryshe nga Gjermania, Franca e Belgjika i kanë mbyllur para kohe kampionatet e tyre duke shpallur kampion ekipin e renditur në vendin e parë deri në këtë moment, ndërsa një gjë të ngjashme mendon të bëjë edhe Holanda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *