Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti ukrainas rrëfen në Instagram se kishte bërë treshe, plas sherri me ish-gruan live (Video)


Biseda live e ish-lojtarit të kombëtares ukrainase të futbollit, Oleksandr Aliyev, me një ndjekëse të tij u bë spektakolare pasi ish-gruaja, me të cilën ai jeton ende në një banesë shpërtheu në sharje ndaj tij, teksa lojtari iu përgjigj një pyetjeje lidhur me jetën e tij seksuale.

Teksa një ndjekëse e pyeti nëse kishte bërë ndonjëherë treshe, teksa ish-gruaja Tatyana, të cilën ai e ka pranuar se e mashtron, por prapë ndan një banesë së bashku me fëmijët e tyre, e ndërpret bisedën në Instagram me zemërim.

Ndjekësja e mbajti dorën tek goja e saj e tronditur teksa Tatyana i këputi disa të shara ish-mesfushorit të Ukrainës lidhur me faktin se ai po fliste për seksin para fëmijëve, duke e urdhëruar atë të “shkonte në ballkon dhe të flasë për seks atje”.

“Mbyll gojën – ka fëmijë këtu”, bërtiti Tatyana siç dëgjohet në video.

35-vjeçari injoroi udhëzimet e saj dhe u përgjigj duke akuzuar Tatyanan se po bënte skena para njerëzve.

Aliyev vazhdoi bisedën pas një qortimi të ashpër, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *