Vendosni fjalën kyçe....

Spitalet e New York-ut po u japin pacientëve me koronavirus ilaç për urthin


Spitalet në New York po u japin një ilaç që shërben për kurimin e urthit, pacientëve që janë infektuar me Covid-19, për të parë nëse ndihmon në luftimin e virusit.

Rezultatet paraprake të provës klinike të famotidinës, përbërësi aktiv në Pepcid, mund të dalin në javët e ardhshme, tha Dr. Kevin Tracey, president i Institutit Feinstein për Kërkime Mjekësore në Northwell Health, i cili drejton 23 spitale në New York.

CNN shkruan se deri më tani, 187 pacientë janë regjistruar në provën klinike, dhe Northwell përfundimisht shpreson të regjistrojë 1200 prova.

“Ka shumë shembuj në historinë e mjekësisë, kur një ilaç që ishte krijuar për një qëllim, rezulton të ketë një efekt në një sëmundje tjetër”- tha Tracey.

Ai tha nëse famotidina funksionon do të ishte e lehtë për ta përdorur atë në një shkallë më të gjerë.

“Është gjenerike, është e bollshme dhe është e lirë”– tha ai.

Por Tracey theksoi se kjo mund të mos funksionojë.

“Ne nuk e dimë nëse ka ndonjë përfitim, por ne duhet ta bëjmë këtë provë klinike”, shtoi mjeku, duke nënvizuar se rëndësinë që ka kjo provë.

Ai gjithashtu theksoi se pacientët në studim janë në spital duke marrë doza nëntë herë më shumë nga sa mund të merrte dikush, normalisht për urth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *