Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja e vendosur formimin e qeverisë së re


LDK-ja është shprehur e vendosur për formimin e qeverisë së re.

Në një deklaratë zyrtare nga kjo forcë politike thuhet se ajo e respeton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të dekretit të presidentit Thaçi, por ajo është e vendosur për formimin e qeverisë së re.

Sipas LDK-së mandatimi i Avdullah Hotit si kryeministër është bërë në përputhje me normën kushtetuese e kompetencat që ka presidenti i vendit.

“LDK-ja dhe partnerët dje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, të mbështetur nga 61 deputetë, sencë e cila do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, meqë LDK-ja është e bindur se procesi i mandatimit të z. Avdullah Hoti është bërë konform normës kushtetuese dhe kompetencave kushtetuese që ka Presidenti i Kosovës.” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *