Presidenti Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për bllokimin e dekretit të tij për qeverinë e re të Kosovës.
Thaçi ka shkruar në rrjetet sociale se do e respektojë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai u bën thirrje subjekteve politike në vend që të respektojnë Kushtetutën e vendit.
Thaçi dekretoi dje Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re të Kosovës, dekret që u hodh poshtë sot nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
“Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH” – shkruan Thaçi.