Një djalë i ri në Kosovë është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme afër Pikës Kufitare Kullë, në Pejë. Sipas policisë në Kosovë, viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale B.T., 19-vjeç.
Trupi i të riut është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore, që do përcaktojë dhe shkakun e vdekjes së tij.
“Më datën 01. Maj 2020, Policia është informuar se në Stubicë ( afër Pikës Kufitare Kullë) – Pejë, është një persona pa shenja jete.
Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete.
Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.