Vendosni fjalën kyçe....

LDK-PDK njëzëri: Albin Kurti i dërgoi letër kërcënuese Gjykatë Kushtetuese


LDK-ja e PDK-ja në Kosovë e kanë cilësuar letrën e kryeminisrit në detyrë të Kosovës, Kurti, drejtuar Gjykatës Kushtetuese si kërcënuese dhe në parim të shkeljes së parimit të ndarjes së pushteteve.

Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, tha në një deklaratë për shtyp se Kurti po e drejton qeverinë duke shkelur procedurat dhe po e drejton vendin drejt diktaturës lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Këto masa antikushtetuese janë vendosur nga qeveria pa votat e LDK-së. Kërkojmë urgjentisht të shfuqizohen vendimet për karantinim. Urgjentisht, Prishtina të hiqet nga karantina. Duke u zhytur edhe më shumë në tendencat për të kontrolluar gjithçka, i është drejtuar me një letër kërcënuese Gjykatës Kushtetuese duke thënë se nëse merr për bazë ankesa tjera tregohet e anshme. Pra vendimet e çdo institucioni duhet të jenë në sinkron me të përndryshe ai tregohet i anshëm.” – ka thënë Abrashi.

I njëjtë ka qenë reagimi edhe nga ana e PDK-së që e cilëson letrën e kreut si kërcënuese.

“Teksti i asaj letre duhet konsideruar si një cenim i rëndë i pavarësisë së institucionit më të lartë të vendit që bën interpretimin përfundimtar të aktit themeltar të shtetit të Kosovës. Ky sulm nuk është rast i shkëputur, por është vazhdimësi sulmeve nga më të ulëtat që Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë gjatë viteve të kaluara ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm të shtetit tonë.” – thuhet në letrën e PDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *