Templates by BIGtheme NET

Studentët në shtëpi po jo hajdutët, grabiten 200 mijë euro pajisje në dy universitete të Athinës

Grabitësit janë futur në laboratorët e zyrat e profesorëve të Universitetit Teknik të Athinës e Universitetin Kapodistrian dhe kanë mundur të marrin pajisjes me vlerë rreth 200 mijë euro.

Sipas policisë së vendit fqinj, grabitësit janë shtetas shqiptarë me precedent penal të mëparshëm, shkruan Ekathimerini.

Njëri prej të dyshuarve, i moshës 37 vjeç, u arrestua të martën e kaluar në periferinë e Zografou, ndërsa bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar është ende i lirë.

Policia tha se midis shkurtit dhe mesit të prillit, më shumë se 25 zyra mësuesish dhe 20 laboratorë në të dy universitetet u vodhën.

Grabitësit morën pajisje të ndryshme laboratorike, kompjutera e sende personale të stafit akademik.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*